Kosova
Thaçi: Jo ndarje të Kosovës, po bashkimit të Luginës së Preshevës
Presidenti ka thënë se për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të vendos populli me referendum
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit të dytë me liderët e institucioneve, ku ka thanë se kanë diskutuar për hapat e tjerë për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se të gjithë janë pajtuar që dialogu duhet të vazhdojë. Me gjithë deklarimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj se për shkëmbimin e territoreve nuk do të diskutohet në Bruksel, presidenti Thaçi ka thënë se ai do ta shtrojë në takimin e 7 shtatorit në Bruksel kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Thaçi ka thënë se këtë do ta bëjë i pëlqeu apo jo dikujt. “Idetë për ndarjen e veriut janë ide të huaja dhe që nuk do të realizohen asnjëherë. Askush nuk duhet ti frikësohet bashkimit të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”, ka thënë presidenti i Kosovës, i cili ka shtuar se çdo marrëveshje që do të arrihet do të ketë mbështetjen e SHBA-së.
Presidenti ka thënë se për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të vendos populli me referendum. “Nëse dikush dëshiron t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni Albin Kurti e Isa Mustafa, hairin ia pafshin”, ka thënë ai duke shtuar se “ndoshta ata kanë aftësi teknike e strategjike për luftë, gjë që nuk dihet publikisht. Lufta ka përfunduar. E kemi fituar luftën. Kosova është e lirë dhe e pavarur”, ka përfunduar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent