Maqedonia
Maqedoni: Më pak lindje, më shumë vdekje
Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të këtij viti ka qenë 4683 persona (17 foshnje), që është më i madh për 1.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni numri i foshnjave të lindura të gjalla në tremujorin e dytë në vitin 2018 ka qenë 5160, që është më pak për 6.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të këtij viti ka qenë 4683 persona (17 foshnje), që është më i madh për 1.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017, transmeton “Telegrafi Maqedoni”.
Sipas ESHS-së, shtimi natyror arrin 477, që do të thotë se për aq persona numri i foshnjave të lindura është më i madh se i personave të vdekur, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, numri i martesave në tremujorin e dytë të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për 1,4 për qind.
Në këtë tremujor, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika, janë bërë 3.413 martesa. Shkurorëzimet në këtë tremujor shënojnë ulje prej 19,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 dhe paraqet 394 shkurorëzime.
E-Diaspora
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani Vjenë, 4 nëntor 2024: Nën moton ‘‘Letërsia si instrument politik’’, PEN Qendra e Austrisë ka nisur...
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara A jetojnë politikanë e Cyrihut në banesa të subvencionuara?...
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve