E-Diaspora
A e përcjellin trendin e modës të rinjtë në Zvicër?
Dy shqiptaret, Marigona Bunjaku (majtas) dhe Jehona Bunjaku (djathtas) kanë deklaruar se është shumë e vështirë për të sjellë trendet aktuale në Zvicër
Shpesh herë të rinjtë e sidomos vajzat e reja shqiptare ankohen se në Zvicër ëshuåAB/vështirë të gjesh veshje të trendeve aktuale të modës. Dy shqiptaret Marigona Bunjaku dhe Jehona Bunjaku përgjegjës për këtë i bëjnë kompanitë zinxhiror të modës. “E dua Zvicrën, është shumë e bukur”, thotë për “20 Minuten”, blogerja e modës, Marigona Bunjaku, (27 vjeçe), e njohur si Arigona, përcjell albinfo.ch.
Ajo në vitin 2015 për hir të dashurisë u shpërngulë nga Gjermania për në Zvicër. “Në aspektin e modës, vendi mbetet prapa trendeve aktuale”.
E njëjta gjë vlen edhe për kunatën e saj, Jehona Bunjakun (26 vjeçe). Edhe ajo për hir të dashurisë u zhvendos nga Kosova për në Zvicër. “Shpesh eci për rreth dyqaneve këtu pranë, hy dhe i vizitoj, por asgjë nuk më bie në sy. E zhgënjyer largohem nga dyqanet…”, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, nuk është se njerëzit në Zfig%C;%Bb nuk kanë stil, nënvizojnë dy femrat shqiptare. “Në Cyrih, shoh gjithnjë e më shumë njerëz që mbajnë veshje të bukura. Por, shumica prej tyre duket se i kanë të blera nga jashtë apo nga dyqanet online”, nënvizon Arigona, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, si ajo dhe kunata e saj, blejnë në këto dyqane. Jehona thotë: “Veshjet tona ne i marrim nga dyqanet online në SHBA, në Britani ose i blejmë jashtë venDit nwashtëpitë zinxhirë të modës apo në dyqane të vogla”.
Duhet të kaloni më shumë kohë në mediat sociale
Të dyja janë të vetëdijshme, se për të përcjellë trendin e modës, kërkohet kohë. Por, ka një arsye tjetër për mungesën e trendëve të modës në Zvicër. “Disa shtëpi të njohura të modës nuk e ndjejnë pulsin e të rinjve në Zvicër”, thonë ato të bindura.
“Ndonjëherë ne ndihemi sikur nuk po bëjmë aq sa duhet për ta”, shpjegon Arigona, të cilën në Instagramin, e përcjellin afro 119 mijë ndjekës.
Të dyja mendojnë: “Duhet të kaloni më shumë kohë në mediat sociale për t’u frymëzuar rreth trendeve të reja, ose të përcjellin trendet në rrugë apo të bisedoni më shumë më të rinzt-A rreth modës aktuale”.
Ajo në bashkëpunim me kompani të ndryshme nga Zvicra kanë vërejtur se kishin një mendim shumë të ndryshëm për stilin e të rinjve se sa ishte e nevojshme.
“Kjo është edhe arsyeja pse unë gjithmonë dua të vendos se cilat veshje dua t’i reklamoj. Edhe nëse kjo nganjëherë më çon në përplasje”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun