Shqipëria
PD publikon videon, thotë se policia gënjeu
Partia Demokratike e Shqipërisë pretendon se djegia e automjetit të nënkryetarit të bashkisë së Mallakastërit ditë më parë nuk ka qenë aksidentale ashtu qysh pati njoftuar policia.
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ky rast është një krim i rëndë që po mundohet të mbahet i fshehur nga policia e Shtetit.
Partia Demokratike publikon edhe videon kur dy persona i vendosin flakën makinës, përcjell albinfo.ch.
Alibeaj shkruan se shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër i ka kërkuar zv.kryetarit të Bashkisë Serjanaj ta mbyllin këtë çështje, duke e quajtur aksident, me shpjegimin se kështu do të ishte më mirë për të dy palët.
“Policia e Ramës dhe Xhafes është faktuar edhe në këtë rast se është në shërbim të krimit, jo të qytetarit të ndershëm!”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje