Shkurt.ch

Zvicra ka shënuar me fishekzjarre ndërrimin e moteve

Në Cyrih, i gjithë areali afër liqenit të Cyrihut dhe lumit Limmatt ka qenë i vërshuar nga qindra mijë qytetarë që kishin dalë të shikonin spektaklin madhështor të dritave

Festa e Vitit të ri, ose Shën Silvestri është festuar me zhurmë e gjallëri në gjithë Zvicrën. Në mesnatë nga të gjitha kishat janë dëgjuar këmbanat që kanë shënuar kalimin nga viti i vjetër n2012 në vitin e ri, 2013.

Ndërsa në shumë qytete janë organizuar ndezje fishekzjarresh duke krijuar kështu atmosferë të një feste të madhe popullore.

Qytetet ku ka pasur ndezje më të mëdha, të organizuara fishekzjarresh kanë qenë Cyrihu dhe Bazeli. I gjithë areali afër liqenit të Cyrihut dhe përreth lumit Limmatt ka qenë i vërshuar nga qindra mijë qytetarë që kishin dalë të shikonin spektaklin madhështor të dritave.

Po kështu deri vonë pas mesnatës në këtë pjesë të qytetit ka pasur muzikë live, stenda me ushqime dhe pije.

Edhe në qytetet tkera të mëdha ka pasur tubime të njerëzve nëpër sheshe për të kremtuar ndërrimin e moteve. Në Bernë janë grumbulluar festuesit para kishës më të madhe të qytetit, në St. Gallen në Klosterplatz para katedrales ndërsa në Gjenevë në Plaine de Plainpalais.

Ashtu sikurse edhe viteve tjera, në Lozanë edhe këtë vit vtë ri është “ndezur” pirgu i katedrales me mjete të kuqe piroteknike.

Vetëm Lucerni bën përjashtim: në këtë qytet, fishekzjarret do të ndizen në mbrëmjen e 1 janarit, pra, sonte.