Uncategorized

Vera Ora ndihmon fushatën “Be my Voice”, Rita krenare me nënën e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe nëna e saj Vera Ora, mbështesin kampanjën për gratë e dhunuara gjatë luftës.

Këngëtarja shqipëtare me famë botërore Rita Ora ka shprehur se është krenare me ndihmën që nëna e saj Vera Ora po i jep fushtaës për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

“Jam shumë krenare me ty Vera Ora, që përdorë dijen dhe edukimin tënd për të ndihmuar këto gra që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë dhe të cilat kanë qenë me pak fat dhe nuk kanë që qasje në këtë kujdes! Jam shumë e mahnitur që shoh se si këto gra të jashtëzakonshme vijnë së bashku dhe punojnë së bashku për këtë iniciativë. Një frymëzim i tillë si gjithmonë”, ka shkruar Rita  në Instagram.

Edhe Vera Ora në rrjetin e saj në instragram ku ka publikuar fotografi gjatë takimit mes vajzës së saj Rita Oras dhe përfaqësueseve të kampanjës “Be my Voice”.

“E nderuar që vazhdojë të punojë në kontributin dhe përfshirjen e Rita Orës në këtë fushatë shumë të rëndësishme që mbështet gratë viktima të dhunës seksuale në luftë. Jam e gëzuar të ndajë njohuritë dhe përvojën time të shëndetit mendor gjatë punës me këto gratë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është një kauzë e rëndësishme dhe e ndjeshme!”, ka shkruar Vera Ora.

Albinfo.ch, ka shkruar në lidhje me kampanjën “Be my Voice” (Bëhu zëri im) e cila ka për qëllim përkrahjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo fushatë është lansuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në bashkëpunim me Medica Gjakova .

Grumbullohet një fond për mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë