Kosova
Murati: Sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kalbur
Edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, është përfshirë në debatin e ngritur së fundmi për listat e veteranëve. Ai ka thënë se këto lista janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale.
“Se listat e veteranëve luftëtarë janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale, kjo nuk do shumë fakte për ta dëshmuar. Numri i mbi 60.000 veteranëve luftëtarë e dëshmon këtë. Nuk ka variant, sado fleksibël, që mund ta çojë numrin e veteranëve luftëtarë në më shumë se 25.000 vetë. Me këtë akt po shtrembërohet e vërteta mbi luftën çlirimtare”, ka thënë në reagimin e tij Murati, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se akuzat e ish-prokurorit Elez Blakaj kundër kryeprokurorit Lumezi e të kryeministrit Haradinaj e vërtetojnë kalbjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Murati ka shtuar se pa vendosjen e sundimit të ligjit, nuk mund të ketë ekonomi, arsim e shëndetësi të mirë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












