Kosova
Lirohen aktivistët e LVV
Aktivistët e arrestuar të LVV-së, janë liruar dhe kanë akuzuar policinë se po hesht për dhunën që po u bëhet grave.
Aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuara dy ditë më parë nga Policia e Kosovës dolën në konferencë për media ku edhe treguan në lidhje me arrestimin e tyre.
Ato u liruan sot pas 48 orëve që nga arrestimi i tyre.
Në mesin e të arrestuarave ishte dhe deputetja Saranda Bugojevci.
“Para dy ditësh ne hodhëm ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Policisë së Kosovës për të simbolizuar gjakun e grave që po vriten çdo ditë dhe që Policia po e lejon. Ne u arrestuam bashkë me tre shokë të tjerë ndaj të cilëve u ushtrua dhunë sikurse edhe ndaj deputetes Saranda Bogujevci. Prej të njëjtës polici e cila ua mbyll dyert grave që kërkojnë ndihmë”, tha Rina Zhitia.
Sipas saj Policia e Kosovës është duke e trajtuar dhunën ndaj grave si diçka të mbyllur dhe private.
“Ata nuk mund të guxojnë të heqin dorë nga kjo. Sigurinë e gruas njëjtë sikur të të gjithë qytetarëve duhet ta garantojnë organet përgjegjëse që po dështojnë çdo ditë.
Sigurisht keni dëgjuar për rastin që babai e dy djemtë i kanë rrahur nënën me dy motrat. Ky lajm u raportua para dy ditësh. Të tre këta janë liruar dje, në ora 18:00, pa proces gjyqësor. Ato tri gra mund të jenë ende të lënduara, me plagë të hapura por ata që ua shkaktuan plagët u liruan vetëm pas dy dite nga i njëjti vendi ku ironikisht po mbaheshim edhe ne. Pra, policia nuk është kundër dhunës. Policia është përkrahëse e dhunës”, shtoi, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën