Shqipëria
“Kthesa e vdekjes” në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë është kthyer në makth për shoferët
Sot dy turistë italianë rrezikuan sërish jetën në rrugët e Shqipërisë. Kësaj radhe aksidenti ndodhi në të ashtuquajturën “kthesa e vdekjes” në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.
Sipas ekspertëve në vendngjarje përveç përgjegjësisë së drejtuesit të automjetit, një shkak që ka ndikuar në aksident është edhe mënyra si është projektuar kjo kthesë.
Edhe pse në këtë kthesë ndodhin rregullisht aksidente, fakt të cilin e tregojnë edhe këto mbeturina plastike të të gjitha llojeve të mjeteve që janë përplasur, sërish këtu nuk ka asnjë ndërhyrje. Në prill të këtij viti, në këtë kthesë humbi jetën një grua që po udhëtonte me bashkëshortin e saj.
Dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është vendosja e gardhit mbrojtës, edhe ky pas insistimit të medias, si dhe këto tabela që tregojnë drejtimin e kthesës që disa muaj më parë u vunë nga grupi i xhirimit të Top Channel, përcjell Albinfo.ch.
Përplasja e disa llojeve të mjeteve në këtë kthesë dhe me drejtues si vendas dhe të huaj, tregon se në këtë vend duhet të ndërhyhet menjëherë, të paktën duke vendosur më shumë tabela sinjalizuese ndoshta edhe me ndriçim pulsues gjatë natës.
Ndërsa policia vjen në këtë kthesë vetëm për të bërë matjet e pas aksidenteve. Një ditë më parë në Durrës një familje prej gjashtë anëtarësh rrezikoi jetën teksa po kalonin një mbikalim hekurudhor të pa ruajtur, ku autoritetet janë mjaftuar me vendosjen e një tabele shumë pranë mbikalimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë