Kosova
Policia jep detaje për aksionin simbolik të VV-së
Policia e Kosovës ka thënë se gjatë aksionit simbolik të Lëvizjes Vetëvendosje janë lënduar dhjetë polic.
Sot rreth orës 12:00, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë paraqitur një grup i të rinjve, të cilët kanë hedhur ngjyrë në drejtim të stacionit policor si dhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare pran hyrjes së stacionit policor “Qendra” në DRP-Prishtinë.
Të rinjtë ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në mesin e tyre edhe deputetja e po të njëjtit subjekt, Saranda Bogujevci, shkruan Albinfo.ch.
“Referuar situatës së krijuar dhe sulmeve ndaj objektit dhe zyrtarëve policor me gjësende të mbushura me ngjyrë, policia është detyruar të veprojë për të vënë situatën nën kontroll, me ç ‘rast ka arrestuar (8) tetë persona, prej tyre një deputete e lëvizjes vetëvendosje”, ka thënë PK.
Sipas policisë si rezultat i dhunës së shfaqur dhe gjuajtjes me gjësende të mbushura nga protestuesit, janë lënduar dhjetë zyrtarë policor, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor ku pesë prej tyre janë dërguar për tretman te mëtutjeshëm ne QKUK .
Prokurori kujdestar është ftuar në stacionin policor që t’i marr veprimet e tij konform ligjeve në fuqi dhe në bazë të vendimit të tij shtatë persona janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë dhe rasti është inicuar Sulm ndaj personit zyrtar.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet veprimet e saj i ndërmerr konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, andaj edhe rastet e kësaj natyre i trajton me prioritet dhe përgjegjësi të plotë. Njoftojmë opinionin publik se Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ligjin mbi tubimet publike që parasheh lajmërimin e protestës”, thuhet në fund të njoftimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën