Bota
Fundoset varka me më shumë se 40 fëmijë në lumin Nil
Të paktën 24 fëmijë që shkonin për në shkollë dhe një punonjës shëndetësie, janë mbytur kur varka e tyre me motorr u fundos në Sudanin verior.
Më shumë se 40 fëmijë ishin në varkë, motorri i së cilës u prish gjatë një rryme të fortë që përshkoi 2.5 km të lumit Nil.
‘Fëmijët, të cilët ishin mes moshës shtatë dhe 16 vjeç, i zuri paniku, u anuan nga njëra anë dhe varka u përmbys’, tha drejtori i shkollës për BBC, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm dy trupa janë gjetur.
Ab el-Khayr Adam Yunis, drejtori i gjimnazit ‘Kenba’, tha se nxënësit zakonisht shkonin në shkollë në këmbë, por kanë përdorur varkën javën e fundit pasi kishte shumë shi.
Viktimat ishin më së shumti vajza.
“Një familje humbi pesë bija dhe tri familje të tjera humbën secila nga dy fëmijë, ndërsa dy familje humbën nga tre fëmijë secila.”
Rrjeti telefonik ishte me defekt, për shkak të shirave, duke e bërë të vështirë për drejtorin e shkollës raportimin mbi aksidentin. Sapo telefonat nisën të punojnë, ata telefonuan qytetin, por ndihma erdhi pas pesë orësh.
Banorët e zonës janë më së shumti nga fisi Manaseer.
Ata kanë ngritur shpesh herë shqetësime për përmbytje të tokave të tyre, si pasojë e ndërtimit të një moli të diskutueshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut