Zhvillim
Ekonomia kosovare mbetet stabile, thotë BQK
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri tha se dërgesat e emigrantëve në këtë vit u zvogëluan për 0.7 për qind
Ekonomia e Republikës së Kosovës vazhdon të gjenerojë rritje dhe stabilitet solid makroekonomik, në veçanti në rrafshin fiskal dhe atë financiar. Kështu u tha të mërkurën në prezantimin e Raportit të Stabilitetit Financiar të Kosovës nga Banka Qendrore e Kosovës.
Sipas këtij raporti që është i treti me radhë i BQK-së, rritja ekonomike gjatë këtij viti në Kosovë ka qenë rreth 4 për qind.
Gjatë periudhës janar-qershor shpenzimet qeveritare, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, janë rritur për 18 për qind, ndërkaq eksporti ka pësuar një rënie prej 18 për qind. Deficiti tregtar, sipas tij, u rrit për 6.4 për qind, dërgesat e emigrantëve u zvogëluan për 0.7 për qind, kurse investimet e huaja direkte mbi 53 për qind.
“Ekonomia e Kosovës, përkundër ngadalësimit, ka vazhduar të ketë normë pozitive të rritjes ekonomike, madje më të lartën në mesin e vendeve të rajonit, duke i’u falënderuar stabilitetit fiskal dhe financiar, përderisa të hyrat nga sektori i jashtëm kishin ndikim negativ në rritjen ekonomike si pasojë e rënies së eksporteve”, tha gurguri.
Presionet inflacioniste gjatë kësaj periudhe, sipas tij, janë zbutur ndjeshëm, përderisa sfidë për ekonominë e Kosovës, siç tha Gërguri, mbetet deficiti i lartë tregtar.
“Sektori financiar i Kosovës ka vazhduar të jetë një ndër shtytësit më të rëndësishëm të rritjes ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik të vendit. Është zgjeruar aktiviteti ndërmjetësues financiar, por është ruajtur niveli i lartë i qëndrueshmërisë së këtij sektori”, tha Gërguri.
Sipas tij, përkundër rreziqeve në rritje nga sektori i jashtëm, ekonomia e Kosovës dhe në vitin 2013 pritet të shënojë normë pozitive të rritjes.
Në këtë vit, Kosova ishte një ndër pak vende në botë që arriti të sigurojë Programin e Vlerësimit të Stabilitetit Financiar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, program ky që edhe një herë vlerësoi pozitivisht kapacitetet e BQK-së në ruajtjen e gjendjes së shëndoshë të sektorit financiar në vend”, tha ai.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se puna e Bankës Qendrore dhe e institucioneve të tjera financiare ndikojnë në qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik dhe në stabilitetin institucional e funksionimin e shtetit të Republikës së Kosovës.
“Meqenëse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë boshti kurrizor i zhvillimit ekonomik atëherë nëpërmjet një strategjie zhvillimore afatgjate do të krijojmë parakushtet për një politikë ekonomike aktive që do të nxis zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve ekonomike” tha Jahjaga.
Zhvillimi i deritashëm i sistemit financiar, sipas saj, është një sukses i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i partnerëve ndërkombëtarë.
“Dëshiroj të falënderoj me këtë rast për ndihmën dhe kontributin e pakursyer: Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, USAID-in, Komisionin Evropian, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të gjithë partnerët e tjerë në ndërtimin e një sistemi financiar stabil dhe kredibil”, tha Jahjaga.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?