Uncategorized

Për dy javë 624 mijë turistë vizitojnë Shqipërinë

Numri i turistëve është rritur sidomos gjatë muajit gusht, ku temperaturat janë shumë të larta

Në dy javët e para të muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë 624 mijë të huaj, shumica për turizëm.

Bashkë me emigrantët shqiptarë kanë ardhur gati një milion persona, të cilët po përballen me trafikun e rënduar në akset nacionale, por edhe me vonesa në kalimin e kufirit, raporton “TCH”.

Shumë prej tyre e kanë problem pritjet e gjata në kufi, por ka edhe shumë turistë të huaj, të cilët thonë se është normale, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, nga viti në vit numri i turistëve të huaj po rritet në Shqipëri, derisa ndihmë të madhe kanë dhënë edhe promovimet e mediave të huaja për bukuritë shqiptare.