Zhvillim
Investitorët po ikin nga Ballkani
Në 9 muajt e parë të këtij viti, mesatarja e investimeve të huaja në Ballkan ishte 285 dollarë për kokë banori, ose dukshëm më e ulët se vitin e kaluar
Për shkaka të krizës ekonomike botërore, por edhe paqëndrueshmërisë politike e ligjore kanë rënë dukshëm investimet e huaja në vendet e Ballkanit. Bosnja dhe Hercegovina qëndron shumë më ulët sa i përket investimeve të huaja me vetëm 77 dollarë për kokë banori.
Në 9 muajt e parë, mesatarja e investimeve të huaja në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore ishte 285 dollarë për kokë banori, raporton agjencia INA.
Sipas këtij treguesi, investimet e huaja direkte për kokë banori në Serbi arritën 341 dollarë, 284 dollarë në Kosovë, 232 në Shqipëri, 199 dollarë në Maqedoni dhe vetëm 77 dollarë në Bosnjë.
“Kriza ekonomike dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike janë arsyet që investitorët e huaj po ikin nga Ballkani Perëndimor. Bilanci i investimeve të huaja është veçanërisht i keqe në këtë pjesë të Evropës, ku bëhet fjalë për një rënie të investimeve të huaja’, thuhet në raport.
Situata më e rëndë, siç thuhet, është në Bosnjë dhe Hercegovinë ku janë investuar vetëm 29 milionë euro në 9 muajt e parë të vitit 2012. Ndërkaq, një vit më parë fluksi i investimeve të huaja në këtë shtet, sipas të njëjtit raport, kishte arritur shifrën e 289 milionë euro.
“Në Slloveni në 8 muajt e parë të këtij viti janë investuar 180 milionë euro, shifër që është dy herë më pakë se sa një vit më parë ku ishin investuar 350 milionë euro në të njëjtën periudhë kohore. Relativisht stabil është vetëm Mali i Zi ku investimet e huaja kanë tejkaluar ato të Kroacisë dhe në këtë vend në gjysmën e parë të vitit janë investuar 170 milionë euro”, raporton BB.
Në shtatë muajt e parë të këtij viti, investimet neto në Serbi, sipas raportit, arritën në 105 milionë euro, kurse sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë në konton e investimeve të huaja në këtë shtet, është shënuar një mungesë prej 120 milionë eurove, edhe pse një vit më parë Serbia kishte shënuar rekord në Ballkan për investime.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në tremujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja kanë arritur në 60,4 milionë euro. Ndërkaq, nga viti 2000 deri në tremujorin e parë të këtij viti, sipas Bankës Botërore, në Kosovë janë investuar 2,4 miliardë euro.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?