Tematike
Migrantët pensionistë në gjendje jo të mirë
Një e katërta e pensionistëve nga kjo kategori, me të ardhurat e tyre nuk mund të mbulojnë nevojat elementare jetësore
Një e pesta e personave mbi 65 vjeç që jetojnë këtu nuk janë të lindur në Zvicër, respektivisht vijnë nga 160 vende dhe etni të ndryshme. Në krahasim me vendësit, pensionistët me prejardhje të huaj kanë në dispozicion më pak mjete financiare.
Një e katërta e pensionistëve nga kjo kategori, me të ardhurat e tyre nuk mund të mbulojnë nevojat elementare jetësore.
“Për këtë arsye varfëria godet migrantët e moshuar më shpesh se sa moshatarët e tyre zviceranë. Veç kësaj, ata migrantë që kanë ardhur në Zvicër gjatë viteve 50 dhe 60 si fuqi punëtore e shëndetshme, të shumtën kane kryer punë të rënda fizike. Po ashtu edhe faktorët e stresit si përjashtimi dhe represioni shtetëror në vendet e prejardhjes mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.
Të gjitha këto bëjnë që gjendja shëndetësore te të huajt të jetë më e keqe.
Studimi me titullin “Und so sind wir geblieben…” (Dhe kështu ne mbetëm…) ka konstatuar më tej se shoqëria e këtushme ende nuk është e përgatitur për t`i njohur dhe pranuar kërkesat e emigrantëve. Në përpjekje për përmirësimin e kësaj gjendjeje, autorët e studimit propozojnë veprim në pesë fusha.
Së pari, duhet të përmirësohet informacioni. Për shembull, komunat duhet të kujdesen që broshurat si ajo “Älterwerden in der Schweiz – Gesundheitsratgeber für Migrantinnen und Migranten und ihre Angehörigen”(Pleqëria në Zvicër, doracak shëndetësor për emigrantët dhe të afërmit e tyre) ta përkthejnë në gjuhet kryesore të të huajve.
Stimulimi i integrimit është një veprim tjetër i rekomanduar nga studimi. Zyra Federale për Migracion duhet të ketë kujdes veç tjerash që emigrantët e moshuar të përfshihen në aktivitetet e integrimit në kuadër të kantoneve. Një fushë tjetër ku nevojitet të punohet është qasja e barabartë e të huajve në lëmin e përkujdesjes. Veç kësaj të huajt e moshuar duhet të përfaqësohen proporcionalisht në këshillat e seniorëve si dhe në komisionet për integrim.
Studimi është realizuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Komisionit Federal për Çështje të Migracionit (EKM) dhe Forumit Nacional “Alter und Migration” (Pleqëria dhe migracioni).
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?