Bota
Bie numri i migrantëve në BE
Në muajin korrik, kalimet e paligjshme të kufirit ishin për 18 për qind më të ulëta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak
Numri i kalimeve të parregullta kufitare nëpërmjet katër rrugëve kryesore në Bashkimin Evropian, ka rënë për 43 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë, tha agjencia kufitare e BE-së, Frontex.
Në total, sipas Frontex, në shtatë muajt e këtij viti, janë regjistruar 73,500 kalime ilegale të kufirit.
Në muajin korrik, kalimet e paligjshme të kufirit ishin për 18 për qind më të ulëta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan “Evropa e Lirë”.
Megjithatë, Rruga Perëndimore Mesdhetare është përdorur më së shumti nga migrantët për të arritur në Spanjë.
Sipas Frontex, në total 23,100 migrantë, që kryesisht erdhën nga Afrika, kanë përdorur këtë rrugë për të hyrë ilegalisht në Spanjë. Kjo shifër është dy herë më e lartë, krahasuar me vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, migrantët kanë vazhduar që të tentojnë të arrijnë në Evropë edhe përmes Detit Mesdhe, ndërkaq sipas Frontex-it, shifrat e lëvizjes e migrantëve përmes Ballkanit vazhdojnë të jenë modeste.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut