Bota
NASA nis suksesshëm misionin për eksplorimin e Diellit
Pas dështimit të djeshëm për shkak të kushteve të motit, NASA nisi misionin për të dërguar sa më pranë Diellit, satelitin “Parker Solar”, objekti më i shpejtë i ndërtuar nga njeriu.
Raketa që e mban u lançua nga Cape Canaveral e Floridës.
Agjencia Amerikane e Hapësirës synon që në 7 vjet, “Parker” të bëjë 24 rrotullime rreth Diellit, që të studiojë kurorën e tij, nga ku e kanë origjinën shumë aktivitete të rëndësishme, me ndikim në Tokë.
Sonda lëviz me shpejtësi 690 mijë km në orë.
Erërat e paparashikueshme diellore shkaktojnë shqetësime në fushën magnetike të planetit tonë dhe mund të bëjnë kërdi me teknologjinë dhe komunikimin në Tokë, shkruan KK, përcjell Albinfo.ch.
Agjencia hapësinore shpreson që gjetjet do t’u mundësojnë shkencëtarëve të parashikojnë ndryshime në mjedisin hapësinor të Tokës.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut