Kosova
Delawie: SHBA-ja është mikja më e afërt e Kosovës, asgjë nuk ka ndryshuar
Ai i bëri këto komente gjatë prezantimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Prishtinë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, tha të premten se vendi i tij është një nga miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë.
Ai i bëri këto komente gjatë prezantimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Prishtinë.
Komentet e ambasadorit Delawie pasojnë shkrimet e ndryshme në ditëve të fundit për, siç thonë, ndryshim të qasjes së administratës amerikane ndaj Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga miqtë më të afërt dhe mbështetës të Kosovës, pavarësisht atë që mund të lexoni në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, tha ambasadori Delawie, duke nënvizuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve është i thellë dhe shumë dimensional.
Shkrimet për ndryshimin e qasjes amerikane ndaj Kosovës përkuan me periudhën e hapjes së diskutimeve rreth rrugëve për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilat janë hedhur ide që përfshijnë ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se ai angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve.
Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.
Serbia është zotuar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin, tha të premten se një zgjidhja e përhershme e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë realiste dhe e qëndrueshme.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka për qëllim nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’iu ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën drejt Evropës, përmirësimin e jetëve të popujve të tyre. Zgjidhja përfundimtare nënkupton një zgjidhje të përhershme, nënkupton një zgjidhje realiste, të qëndrueshme dhe të mundshme, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.
Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve. /VoA/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje