Lajme
Malaj, ambasador jo rezident në Lihtenshtajn
Ambasadori kosovar, Naim Malaj, i cili është ambasador i plotfuqishëm rezident në Zvicër, që nga sot, do të mbulojë edhe Lihtenshtajnin në cilësinë e ambasadorit jo rezident

Në një ceremoni shtetërore, të organizuar sipas protokollit të Principatës së Lihtenshtajnit, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, ka dorëzuar letrat kredenciale të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, te autoritetet e Lihtenshtajnit.
Ambasadori Malaj është pritur fillimisht nga ministrja e Punëve të Jashtme, Aurelia Frick, të cilës i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Punë të Jashtme, ambasadori Martin Frick.
Ambasadori Malaj përcolli mesazhet mirënjohëse të presidentes Jahjaga për mbështetjen që Lihtenshtajni ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, kurse ministrja Frick, duke e quajtur këtë moment historik, shprehu falënderimet e saj dhe uroi që Kosova të vazhdojë prosperitetin si shtet i pavarur dhe sovran.
Më pas, ambasadori Malaj është pritur nga Princi Alois i Lihtenshtajnit, të cilit i ka dorëzuar letrat kredenciale.
Princi Alois i Lihtenshtajnit është interesuar nga afër për zhvillimet politike në Kosovë dhe gjendjen në Ballkan.
Ambasadori Malaj, ka falënderuar Qeverinë e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, pritjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Principata e Lihtenshtajnit ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 25 mars 2008. Dy shtetet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 22 qershor 2012.
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari Shtetasi kosovar 45-vjeçar pa adresë të përhershme në Zvicër, fillimisht është arratisur por të nesërmen është...
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)
-
Cilat pjesë të Zvicrës ndalohen të ndërtojnë shtëpi të dyta?
-
Pse primet zvicerane të sigurimit shëndetësor në Zug janë vendosur të bien ndjeshëm?
-
Kur do të vijë moti i ngrohtë i pranverës në Zvicër?