Shqipëria

Aksident i rëndë në Tiranë me dy të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku si pasojë kanë vdekur dy persona, ndër ta edhe një vajzë shtatë vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamzës në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Policia shqiptare bën të ditur se rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një çiklistë dhe më pas me këmbësorët, shkruajnë mediat shqiptare.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell albinfo.ch.

Si pasojë e plagëve të marrë, mësohet se ka ndërruar jetë pak pas aksidentit edhe drejtuesi i biçikletës R.I, 29 vjeç.