Kosova
Tragjedi në një familje në Gjakovë
Policia ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka vrarë gruan dhe të bijën.
Policia ka njoftuar se një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij.
“Policia e Kosovës, në rajonin e Gjakovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin për një rast vrasje të rëndë. Rasti dyshohej të ketë ndodhur në një shtëpi private në lagjen Brekoc të Gjakovës”, ka thë policia përmes një njoftimit.
Policia ka shtuar se menjëherë pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
“Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë-fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.Personi i dyshuar i cili tani është tani është në ndalim policor është bashkë familjar i viktimave”, thotë tutje policia.
Në fund të njoftimit thuhet se Policia e Kosovës është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante , me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën