E-Diaspora
Ekspozitë: “Mirë se erdhëm”? – Albanerinen in Berlin
Në këtë ekspozitë digjitale rrëfejnë tregimet e tyre gratë shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, të cilat jetojnë në Berlin
Në klubin tradicional “Club von Berlin” në Berlin është prezantuar ekspozita digjitale “Mirë se erdhëm?” – Albanerinen in Berlin.
Ekspozitë është projekti i shoqatës Berliner Geschichtswerkstatt në kuadër të programit “Geschichten in Vielfalt(n)” , “Historitë e ndryshme, apo të shumfishta”, të mbështetura nga fondacioni “Erinnerung, Verantwortung und Zukunft “(EVZ).
Projekti është koceptuar dhe realizuar nga dy gra, njëra shqiptare dhe tjetra gjermane. Bëhet fjalë për Feride Xhafer Berisha dhe Kerstin Engelhard.
Ndërsa dymbëdhjetë shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia iu bashkuan këtij projekti.
Në qendër të punës në këtë projekt janë rrëfimet e grave shqiptare, të cilat jetojnë në Berlin. Nga tregimet e tyre mësohet se disa nga to kanë shkuar si fëmijë të “Gastarbeiter”-ve në vitet 60, 70-ta, pra punëtorët që erdhën me kontratë të punës si rezultat i marrëveshjes që pati Gjermania me ish- Jugosllavinë; disa nga to kanë lindur në Berlin, ndërsa disa gra të intervistuara kishin hyrë në Gjermani si ilegale.
Nga tregimet e tyre mësohet shumë për historinë e familjes shqiptare në vendet nga ato vijnë. Të njëmbëdhjetë intervistat janë kryer pjesërisht në gjermanisht dhe pjesërisht në gjuhën shqipe.
Ideja për një projekt të këtill daton që nga 2011-ta. Mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme , veçanërisht nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia jetojnë në Berlin, por është thënë të jenë si komunitet kryesisht i panjohur për gjermanët.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










