Të tjera
Ministria e Diasporës ndan çmimin “Post Mortem” për Agron Bajramin
“Të mësohemi të ecim shqip” ka qenë motoja e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër .
Shteti i Kosovës ka shpërblyer pas vdekjes me çmim koreografin dhe themeluesin e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”, Agron Bajramin. Ngjarja është zhvilluar në Prishtinë, në 2 gusht.
“Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për mërgimtarët e dalluar me merita të veçanta që Ministria e Diasporës ndanë për çdo vit, me rastin e manifestimeve verore që organizon për mërgimtarët në Prishtinë dhe gjithë Kosovën, Agron Bajramit, koreografit dhe themeluesit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit «SHOTA» i është dhënë çmimi «POST MORTEM», për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare në diasporë. Në emër të familjes Bajrami, në emër të Lirije Bajramit, udhëheqëses së Shkollës Shqiptare të Vallëzimit «SHOTA», çmimin e kanë pranuar familjarët Mirvete Bajrami-Xhemaili e Skender Bajrami dhe Hekuran Abdiu, valltar dhe udhëheqësi artistike i Shkollës sonë,” shkruan mes tjerash në faqen zyrtare të “Shota-Zvicër” në Facebook.
“Të mësohemi të ecim shqip” ka qenë motoja e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër .
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave