Bota
Rusia i kundërpërgjigjet Greqisë, shpall non grata diplomatët grekë
Gjithashtu, sekretari dhe këshilltari i Kotzias, Georgios Sakellariou, është shpallur person i padëshiruar në Rusi. Sipas qeverisë ruse, ata janë tepër të ndikuar nga amerikanët.
NATO dhe Rusia po luftojnë për të shtuar prezencën e tyre të ndikimit në Ballkan. Qeveria ruse ka vendosur të hënën, që ti kundërpërgjigjet Greqisë, pasi kjo e fundit dëboi dy diplomatë rusë para një muaji – me arsye se ishin përzierë në çështje të brendshme të saj, konkretisht për të zhbërë marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori grek në Moskë, Andreas Fryganas, është thirrur në ministrinë e jashtme ruse, ku i është kumtuar mosbesimi diplomatik ndaj ministrit të jashtëm Nikos Kotzias. Deri para pak kohësh, ata njiheshin mbi të gjitha si “miq personalë”.
Gjithashtu, sekretari dhe këshilltari i Kotzias, Georgios Sakellariou, është shpallur person i padëshiruar në Rusi. Sipas qeverisë ruse, ata janë tepër të ndikuar nga amerikanët.
Kotzias së fundi ka ndjekur një politikë pan-ballkanike, ku shtetet tjera të Ballkanit dhe Greqia „duhet të punojnë sëbashku për një të ardhme të përbashkët europiane.” Shumë më e rrezikshme do të ishte që rajoni të mbetej nën kontrollin e Turqisë ose Rusisë.
Kotzias pyet retorikisht: „A nuk jemi ne më në rrezik, (nëse Turqia) merr të shkollojë gjithë armatat e ushtrive të shteteve tona fqinje dhe të ndërtojë baza ushtarake në kufijtë tanë veriorë?”
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit