Tematike

Dy në tre fëmijë zviceranë kanë përjetuar dhunën familjare

Dy nga tre fëmijë në Zvicër kanë përjetuar dhunën familjare. Nëse prindërit janë të papunë, të varfër ose të huaj, kjo shifër është edhe më e madhe, shkruan albinfo.ch.

 

Dy në tre adoleshentët e moshave 17 ose 18 vjeç kanë përjetuar dhunë gjatë fëmijërisë së tyrë nga prindërit. Shuplaka, trajtimi i rëndë ose tërheqja e veshit është dashur të durohet nga 41 përqind e tyre.

Dhunë masive si me grushta ose përleshje është dashur ta përjetojnë 22 përqind e të rinjve, ose çdo i pesti. Lajmi është publikuar nga një studim i Shkollës së Lartë Ekonomike në Cyrih,(ZHAW), përcjell blick.ch.

Dhuna ndaj fëmijëve në familje më e madhe është te ata me kushte më të varfëra, ndërsa gjithashtu te të huajt kjo shifër është tre herë më e madhe sesa të zviceranët. Më të dhunshëm janë prindërit nga Shri Lanka.

Dhuna është mjaft e përfshirë edhe të prindërit me origjinë nga vendet afrikane, Brazili dhe hapësira arabe. Në anën tjetër, vendet me më pak dhunë në familje janë austriakët, ndjekur nga gjermanët dhe zviceranët.

Në Gjermani dhuna ndaj fëmijëve është 40 përqind, pra rreth 23 përqind më e vogël sesa në vendin helvet. Kjo pasi në Gjermani është e ndaluar dhuna fizike prej në 2000.