Bota
Dëbohet prindi me katër fëmijë, nëna tenton vetvrasjen
Rrethina Alzey-Worms në Gjermani, ka deportuar në Kosovë një person dhe katër fëmijët e tij, edhe pse nëna e fëmijëve pas një përpjekje vetëvrasëse, ishte pranuar në një klinikë një ditë më parë.
Nëna në klinikë ishte dërguar pasi kishte marr një mbidozë medikamnete të gjumit. Siç informon përkujdesësi i familjes, Aleksandar Ceh, një natë më pas ishin marr bashkëshorti dhe fëmijët me qëllim që të dëbohen. Incidenti kishte ndodhur dy javë më parë.
Ceh akuzon Zyrën gjermane të migrimit që ka vepruar me një ashpërsi deri më tani të paparë në Rheinland-Pfalz. Edhe pas dy më se javësh të dëbimit të bashkëshortit me fëmijët, gruaja gjendet në trajtim jekësor.
Këshilli komunal ka njoftuar se autoritetet e migrimit nuk kanë pasur njohuri për qëndrimin në spital të gruas, deri në momentin që po e dëbonin familjen. Familja kosovare ka qenë e paralajmëruar që të largohet nga territori gjerman që më herët, shkruan “SWR”, përcjell Albinfo.ch.
Në Gjermani kishin ardhur që nga viti 2014, por asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë për azil. Në vend të kësaj, kosovarët fillimisht janë toleruar për shkak të problemeve shëndetësore.
“Zyra e migrimit kërkon bashkimin e shpejt familjar në vendin e origjinës”, kanë shkruar nga këshilli komunal në një opinion lidhur me ngjarjet. Një kërkesë urgjente e avokatit të familjes kundër deportimit tashmë të babait dhe fëmijëve, ishte refuzuar nga Gjykata administrative në Mainz. Një ndarje e përkohshme e familjes “nuk është e paarsyeshme”, thuhet në vendimin e gjykatës (AZ: 4 L 639 / 18.MZ). Sipas informatave të Ceh, antarët e familjes i përkasin pakicës së diskriminuar në Kosovë, ashkali, që i përkasin grupit etnik rom, ka përfunduar Ceh.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut