Shqipëria
Niset për pushime në Shqipëri, por vdes në traget, familjaret hedhin akuza
Familjarët thonë se të afërmit të tyre nuk i është dhënë ndihma e parë pasi mungonte stafi mjekësor në traget
Ishte nisur drejt Durrësit për të kaluar pushimet verore, por nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë.
Një pasagjer i linjës Bari-Durrës ka ndërruar jetë në traget. Ngjarja ka ndodhur në udhëtim e sipër rreth orës tre të mëngjesit.
Isa Koni, 58 vjeç, emigrant prej 20 vitesh në Itali, sipas familjarëve është ndjerë keq, duke shfaqur probleme shëndetësore, shkruajnë mediat shqiptare.
Familjarët thonë se të afërmit të tyre nuk i është dhënë ndihma e parë pasi mungonte stafi mjekësor në traget, përcjell albinfo.ch.
Ata akuzojnë kompaninë e lundrimit për mosdhënien e ndihmës së parë dhe për këtë pohojnë se do t’i drejtohen organeve kompetente.
Eldi Shehi i afërm i viktimës tregon çfarë ka ndodhur. “Ngjarja ka ndodhur kur ai ka qenë duke udhëtuar nga Italia për në Durrës me tragetin. Gjithçka e kemi marrë vesh vetëm nga pjesëtarët e tragetit. Asnjë mjek në bord. Vetëm nga udhëtarët çfarë kemi pyetur dhe shoferët e autobusëve çfarë na kanë thënë. Duam të themi që nuk i është dhënë ndihma e parë. Të gjithë thonë që personi ka qenë i shtrirë dhe zemra i pulsonte akoma. Ka kërkuar ndihmë sepse mund të ketë pasur dhe shumë fluks dhe i është marrë fryma”, u shpreh i afërmi i viktimës.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ekspertët e fushës po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes ndërsa dyshimet e para lidhen me atak kardiak.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra