Tematike
Riintegrimi në Kosovë shumë i vështirë
Me rastin e festës shtëterore zvicerane të 1 Gushtit, Televizioni shtetëor zviceran SRF ka treguar një reportazh mbi ate se si qytetarët e dyfishtë zvicerano-shqiptarë e përjetojnë fillimin e muajit gusht në vendlindjen tjetër të tyre.
Me rastin e festës shtëterore zvicerane të 01 Gushtit, Televizioni shtetëor zviceran SRF ka treguar një reportazh mbi ate se si qytetarët e dyfishtë zvicerano-shqiptarë e përjetojnë fillimin e muajit gusht në vendlindjen tjetër të tyre. Aktualisht, në Zvicër vlerësohet se jetojnë rreth 150.000 kosovarë. Në mes të stinës së verës, Zvicra është dukshëm më e zbrazët dhe shumë kosovarë kanë shkuar në atdheun tjetër të tyre. SRF ka vizituar Kosovën dhe një familje nga Kantoni i Bernës, të cilët i ka intervistuar. Qytetari i dyfishtë Ilir Sulejmani është dhëndrri, ai ka lindur në Bernë dhe pretendon se tani e njeh Zvicrën më mirë se Kosovën. “Ka momente kur unë jam zviceran dhe ka momente kur unë jam më shumë shqiptar”, ka pohuar Iliri për SRF, përcjell Albinfo.ch.
Edhe e fejuari e tij, Shkurte Berisha përpiqet t`i bëjë së bashku dy traditat dhe kulturat. Ajo ka lindur në Kosovë dhe është e rritur me kulturën e saj. Kur arriti në Zvicër, ajo i parashtroi vetvetes pyetje se cilës i përkiste. Gjithmonë ka lëvizje reciproke midis dy vendeve.
Kur Ilirin e pyetën nëse e feston Një Gushtin në Kosovë, ai përgjigjet: “Përderisa jemi në Zvicër, me siguri se e festojmë me miqtë dhe familjarët gjatë një darke dhe më vonë i vëzhgojmë fishekzjarret. Këtu në Kosovë, natyrisht se nuk e festojmë”.
Megjithatë, 1 Gushti edhe mund të vërehet në Kosovë
Qytetari i dyfishtë zvicerano-shqiptar, Remzi Reka është takuar për festën me ambasadorin dhe përfaqësues të tjerë të angazhuar në Kosovë, në një restorant ku mbi çatinë e tij ishte vendosur një flamur i Zvicrës që valëvitet pa ndërprerë. Pensionisti shqiptar është kthyer në vendlindjen “tjetër” të tij para tre vitesh. Fillimisht e kishte shumë të vështirë të reintegrohej në Kosovë, bile i është dukur shumë më vështirë se sa atëbotë vet integrimi në Zvicër. “Nëse dua të ndryshoj diçka, askush nuk tregon interes, duke arritur në atë pikë sa që Zvicra dhe ligjet e saj të rregulluara më mungojnë shumë. Ndonjëherë ndjehem i pafuqishëm, sepse thjesht nuk mund të përmirësoj asgjë”. Remzi Reka mbetet optimist, ai nuk dëshiron të heqë dorë dhe vazhdon të përpiqet.
Behgjet Pacolli dikur ishte një punëtor mysafir në Zvicër. Sot ai është një biznesmen i suksesshëm dhe ministër i Jashtëm në Kosovë. Qytetari i dyfishtë është krenar me pasaportat zvicerane dhe kosovare. Kur u pyet se çfarë është zvicerane për të, ai përgjigjet: “Puna ime. Unë jam shumë i saktë dhe punoj me rregulla të qarta, kjo është ajo që kam mësuar në Zvicër”.
Kthehemi tek Iliri ynë dhëndërr. Ai kurrë nuk kishte përjashtuar martesën me ndonjë vajzë të kombësisë tjetër. Për te, shumë më praktike ka qenë nëse në krahët e tij do të qëndronte ndokush që e kupton kulturën, traditën dhe gjuhën e tij. Bashkëshortja e tij Shkurtja, gjithashtu është e hapur për një kulturë të ndryshme. “Për shembull, nëse ju bini në dashuri në një zviceran, ju nuk keni zgjidhje. Kjo ndodh thjesht dhe nuk mund të shikoni në kombësi”. Pasi si dy qytetarë të dyfishtë janë bashkuar përmes dashurisë, ata e festojnë martesën e tyre të lumtur, duke u përpjekur të ruajnë një pjesë të traditave kosovare. SRF dhe Albinfo.ch, çifit të ri i dëshirojnë gjitha të mirat.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?