Bota

Thatësira në Evropën Perëndimore, përgjysmohet prodhim i patateve

Thatësira në Evropën Perëndimore do të ndikojë në prodhimin e patateve, dhe kështu edhe patatet e skuqura pomfritin, sipas mediave gjermane dhe zvicerane.

Për përpunimin e tyre për patate të skuqura është e nevojshme që patatja të arrijë një madhësi prej të paktën 7,5 centimetra.

Është e mundur që patate të skuqura të jenë më të shkurtra këtë vit, tha presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Patates Rudy Fisher, përcjell albinfo.ch.

Gjatësia e patateve të skuqura është veçanërisht e rëndësishme për restorante për ushqim të shpejt, kryesisht për “McDonald”, sepse në qoftë se ata janë më të shkurtra, atëherë më keq janë të paketuara në kartonë, shpjegoi Fischer.