Shqipëria

Në Tiranë përurohet klinika e sëmundjeve të mushkërive

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka nisur ta rindërtojë klinikën e specializuar për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve tha se kjo po bëhet për të shmangur radhët në spitalet e Tiranës dhe për ti ardhur në ndihmë pacientëve.

“Dispanceria do të rindërtohet dhe do të pajiset me aparatura moderne për t’ju shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të  specializuar në këtë qendër. Investimi do të  jetë 60 milionë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.

Ministrja theksoi se ky nuk është i vetmi kantier i hapur në Tiranë. “Jemi të fokusuar te rindërtimi i qendrave të kujdesit parësor, si porta e parë hyrëse në shërbimin shëndetësor për qytetarët, ndaj kemi hapur kantierin e shëndetësisë edhe në qendrën shëndetësore nr. 4, qendrën nr. 10, në Kashar, Ndroq, Pezë, Bathore, janë 14 qendra shëndetësore në qarkun e Tiranës që po rikonstruktohen me buxhetin e shtetit vetëm gjatë këtij viti”, theksoi ajo.