Shqipëria
Euro bie sërish
Ekspertët e tregut presin që valutat të vijojnë të mbeten të dobëta përgjatë muajit gusht
Euro ka rënë sërish në treg. Në rënie kanë qenë dhe valutat e tjera kryesore, si dollari dhe funte.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 125.76 lekë, 0.07 lekë më pak se një ditë më parë.
Ky është niveli më i lartë që nga 14 qershori, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi të ndërhyjë në tregun e brendshëm duke blerë valutë, me synim që të ndalonte rënien e euros, që kishte dalë jashtë parashikimeve, shkruan ‘monitor’.
Pas këtyre ndërhyrjeve, euro u stabilizua, duke u këmbyer në kuotën e 126 lekëve, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët e tregut valutor pohojnë se rënia e euros është e lidhur tërësisht me efektet sezonale, teksa gjithnjë në fillim të gushtit ka një prurje të lartë valutore, si nga turistët ashtu dhe nga emigrantët që vijnë në Shqipëri për pushime e për të takuar të afërmit.
Akterët e tregut pohojnë se gjithsesi rënia është e frenuar, për shkak se Banka e Shqipërisë mbetet aktive në treg, për të mos lejuar nënçmim të fortë të monedhave të huaja.
Ekspertët e tregut presin që valutat të vijojnë të mbeten të dobëta përgjatë muajit gusht.
Euro arriti nivelin më të ulët në 10 vjet në fillim të muajit qershor, duke zbritur në 124.17 lekë, teksa e kishte nisur vitin duke u këmbyer me gati 134 lekë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha