E-Diaspora
Erdhi pas luftës në Francë, tani ka kompaninë e tij personale
Ismet Sahiti arriti në Francë, nga vendlindja e tij në Kosovë, në vitin 2003. Me profesion mjeshtër i ngjyrosjes dhe vendosjes së pllakave, Ismeti vendosi të qëndrojë në këmbët e veta dhe të themelojë kompaninë e tij
Nga Kosova erdhi në vitin 2003, menjëherë pas luftës dhe fillimisht u vendos në lokacionin “Bassin minier” për tu bashkuar me familjen e tij, e cila kishte ikur nga një vend i paqëndrueshëm.
I specializuar dhe i diplomuar për ngjyrosje dhe vendosje të pllakave, ai punoi për një kohë të gjatë me nënkontraktime me sipërmarrësit lokalë. Sot, i martuar dhe prind i katër fëmijëve, Ismeti vendosi të bëhet shef në vetvete, duke krijuar kompaninë e tij me një zyrë qendrore në Blanzy.
“Nga klientët e mi kam shumë komplimente për të punësuarit e mi, kështu që unë atyre iu besoj” thotë Ismeti për “Le Journal”, përcjell Albinfo.ch. Një specialist i ngjyrosjes dhe izolimit të brendshëm, zejtari i ri shqiptar shpreson ta zgjerojë biznesin e tij të ri dhe ta rrisë bazën e tij të klientëve.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë