Integrimi
Maksutaj mendon të rikthehet në ring: “Të luftoj kam mësuar që në Kosovë”
Kampioni i shumëfishtë i Thaibox-it, Azem Maksutaj (43), sot jeton një jetë të qetë si trajner dhe amvis në një shtëpi në rajonin e Winterthurit, shkruan landbote.ch. Por zemra e tij akoma mendon për dyluftimet dhe mbase mund të kthehet edhe njëherë në ring, përcjell albinfo.ch.
Të gjithëve ju kujtohet përballja e 25 shtatorit 2004 kur një shkëmb dy metra i gjatë dhe rreth 125 kilogram Bjorn “The Rock” Bregy luftonte ashpër shqiptarin Azem Maksutaj. Megjithatë mjaftoi një e djathtë e fuqishme e Maksutaj dhe shpejt “shkëmbi” Bregy përmendet dhe rrëzohet. Ai ruajti titullin kampion. 43 vjeçari përgjatë karrierës së tij ka fituar 14 tituj botërorë në shtatë kategori të ndryshme.
Fillimet në Zvicër të djaloshit nga Pozhari i Deçanit ngjajnë me ato të mijëra moshatarëve të tij shqiptarë që në fillim të viteve `90 po vinin në tokën helvetike për t`iu bashkuar prindërve pas keqësimit të situatës në Kosovë. Ai në natyrën e bukur të fshatit të tij kulloste lopët dhe delet, kurse koha e mësoi edhe të luftojë.
“Të godas mirë kam mësuar që në fëmijëri,” thotë 43 vjeçari përcjell albinfo.ch. “Ne kosovarët çdoherë duheshim pak të luftonim kundër serbëve.”
Azemi erdhi në Zvicër në moshën pesë vjeçare, ku babai i tij fillimisht merrej me punë të rëndomta. Në moshën 16 vjeçare ai u bë kampion zviceran në Thai-boks, ndërsa stërvitej dyherë në ditë.
Përkundër pensionimit prej shumë vitesh nga dyluftimet, 43 vjeçari nuk është ndalur kurrë nga stërvitjet, pasi kërkon të jetë i shëndetshëm. Kohëve të fundit ai mendon të rikthehet edhe njëherë në ring.
“Shkruani ju, unë kërkoj gjithmonë një kundërshtar,” thotë ai me ambicien e kohëve të rinisë.
Ai është i bindur se në skenën helvete mund ta fitojë gjithësecilin. “Çdonjërin”. Goditja e tij është akoma e dhunshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve