Kosova
OEK, kundër vendimit për masat mbrojtëse për pemët
Oda Ekonomike e Kosovës, përmes një reagimi, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë për aplikim të masave mbrojtëse për pemë dhe perime me shtetet e rajonit.
OEK-u thotë se ky vendim ka çrregulluar tregun vendor dhe ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në çmimin final të produkteve për kompanitë përpunuese dhe tregtare, përcjell albinfo.ch.
“Përderisa nënkuptohet se qëllimi kryesor i këtij vendimi ishte mbështetja e prodhimit vendor, Oda Ekonomike e Kosovës dëshiron të potencojë se vendimi nuk ka marrë parasysh një segment madhor të industrive, asaj përpunuese dhe tregtare. Rrjedhimisht, çdo efekt pozitiv që është vërejtur te kompanitë prodhuese është mbipeshuar nga efektet negative te kompanitë përpunuese”, theksohet në reagim.
Oda Ekonomike apelon që para se të merren vendime të ngjashme në të ardhmen, të bëhen analiza dhe studime të detajuara lidhur me efektet dhe pasojat.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














