Shqipëria
Gjermania i siguron mbështetje Shqipërisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është pritur nga homologu i tij gjerman Maas ne Berlin me të cilin kanë diskutuar për përpjekjet e Shqipërisë për të filluar negociatat me BE-në vitin e ardhshëm.
Ministri gjerman i siguroi homologut të tij shqiptar mbështetje të mëtejshme të Gjermanisë në rrugën drejt BE-së.
“Fati i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për ne prandaj jemi shumë të angazhuar për thellimin e bashkëpunimit”, ka thënë Maas, përcjell albinfo.ch.
Ai kujtoi se kompromisi i arritur në fund të qershorit mes 28 vendeve të BE-së për fillimin e mundshëm të negociatave me Shqipërinë në gjysmën e dytë të vitit 2019 nuk ishte aspak i lehtë.
Ndërsa Bushati ka falënderuar qeverinë gjermane për qartësinë strategjike me të cilën e sheh procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’