Shqipëria
Remitancat, shumë të rëndësishme edhe për ekonominë shqiptare
Remitancat, ose prurjet valutore të emigrantëve në Shqipëri, u rritën me 9% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017
“Remitancat: Një mbështetje për zhvillim”, është studimi më i fundit shkencor i publikuar nga grupi ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, Argita Frashëri, Valentina Semi, Rudina Lilaj, Enian Çela, Lindita Vrioni dhe Arlinda Koleniço.
Ky material paraqet një përmbledhje të shkurtër të punës kërkimore të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018.
Më konkretisht, ai pasqyron disa nga punët kërkimore të sapo përfunduara, punët kërkimore në proces, artikujt, si dhe aktivitetet kryesore kërkimore shkencore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe, nga ekonomistët e Bankës së Shqipërisë, shkruan “ATSH”.
Materiali hedh dritë mbi rëndësinë e të ardhurave nga emigrantët (remitancat), si një burim i rëndësishëm financimi për ekonominë vendase, të cilat kanë treguar se janë në gjendje t’u rezistojnë edhe situatave të krizave ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse shifrat janë pozitive, shfrytëzimi i këtij burimi mbetet ende larg niveleve potenciale. Një shfrytëzim më i plotë i tyre do t’i kthente remitancat (të ardhurat nga emigracioni) në një katalizator për zhvillimin ekonomik, financiar dhe shoqëror të vendit, në të ardhmen, citon raporti.
Remitancat, ose prurjet valutore të emigrantëve në Shqipëri, u rritën me 9% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, remitancat u rritën në këtë periudhë në vlerën e 147 milionë eurove, niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa trendi i zgjerimit është përshpejtuar në fillim të këtij viti. Remitancat vijojnë të jenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës në Shqipëri. Pas vitit 2008 prurjet e emigrantëve shënuan rënie, duke reflektuar krizën e shteteve fqinjë, por, pas vitit 2013 remitancat iu rikthyen sërish rritjes.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’