Shqipëria

Godet me veturë policin një 37-vjeçar në Kuçovë

Një policit i janë thyer dy këmbët, pasi u godit me makinë nga një 37 vjeçar.

Policia në Shqipëri njofton se në pjestarë i policisë është lënduar pasi është goditur nga një veturë në qendër të qytetit të Kuçovës.

Autori i ngjarjes sipas policisë është shtetasi Ylli Luka 37 vjeç nga Nikëli i Fushë Krujës, i cili ka arritur të largohet nga vendngjarja por është arrestuar pas 30 minuta ndjekje nga policia.

Policia thotë se 37-vjeçari që rezulton se ishte i dënuar edhe më parë, fillimisht ka pasur një konflikt me persona të tjerë në lagjen “Llukan Prifti”, ai nuk i është bindur urdhërit të patrullës së policisë për të ndaluar dhe për ka goditur policin Jonuz Vrapi  53-vjeç.

Punonjësi i policisë është transportuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe më pas në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Vrapi ka pësuar thyerje në të dyja këmbët  por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.