Kosova
Liderët thonë se Demaçi ideal e kishte bashkimin e shqiptarëve
Në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit liderët e përshkruajtën veprimtarinë e tij madhore.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi e ka quajtur kolos atë.
“Sot, më 28 korrik, kombi shqiptar po ndahet fizikisht nga Adem Demaçi, një kolos që u vetëmohua tërë jetën për qëllimin madhor, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar”, ka thënë Presidenti.
Ndërsa Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Baca Adem Demaçi ishte patriot, ishte si të tjerët, por i veçantë në veprën e tij, i brezit të vet, por i vetmi.
“Kur të tjerët u ndalën, Bac Ti vazhdove, kur të tjerët u gëzuan me të drejtat e pjesshme, ty të mundonte padrejtësia e pjesshme. Ti ishe i vetëm për të drejtën e plotë. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, Ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti ishe për liri dhe të drejta të plota”, tha kryeministri Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Genta Gola, këshilltare për Evropën në International IDEA me bazë në Stokholm Sukseseve të shqiptarëve nga Kosova në botë u bashkohet edhe Genta Gola, e cila është Këshilltare...
-
Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës në Venecia
-
Shkolla “Zidane” nga Prishtina shkëlqen në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e ndërtesave nxehen ende nga lëndët djegëse fosile Më shumë se gjysma e ndërtesave të banimit në Zvicër ende ngrohen me lëndë djegëse fosile,...
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Gjykata Federale dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte
-
Nevojiten “hapa më të vegjël” në reformën pensionale, thotë ministrja zvicerane
-
EasyJet do të nisë fluturime direkte nga Gjeneva në Tbilisi