Bota

Një shqiptar në gjendje kritike pas zjarreve në Greqi

Një shqiptar është në gjendje kritike pas zjarreve në Greqi, më saktësisht në Athinë.

Një shtetas shqiptar është në gjendje kritike për jetën, pas zjarreve të rëna pasditen e së hënës, në periferi të Athinës.

Këtë e ka konfirmuar Ambasada Shqiptare në Greqi duke mos dhënë shumë detaje.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos”.

“Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Greqi, shkruan Albeu, përcjell Albinfo.ch.

Zjarret në Greqi deri tani kanë marrë jetën e 80 njerëzve. Gjatë ditës së djeshme u raportua për një grua shqiptare që ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka filluar tre ditë më parë në periferi të Athinës.