Futboll
Basha zyrtarizohet në Aris
Futbollisti shqiptar u largua nga Italia për të kaluar në Superligën greke
Futbollisti shqiptar, Migjen Basha është zyrtarisht futbollist i Arisit të Selanikut në Superligën e Greqisë.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin grek, pas përvojës së fundit me Barin në Serinë B, skuadër më të cilën nuk arriti të siguronte një vend mes më të mirëve në futbollin italian.
Në njoftimin për shtyp të zyrtarizimit të Bashës në faqen e Arisit jepet jetëshkrimi i 31-vjeçarit, që e nisi karrierën në vitin 2004 te FC Lausanne në Zvicër.
Basha ka një karrierë të pasur në futbollin italian me Frosinonen, Atalantën, Torinon, Comon e Barin, përcjell albinfo.ch.
Basha ka kaluar në të gjitha ekipet e moshave të Zvicrës (U-17, U-18, U-19, U-21), ndërsa nga viti 2013 është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, të cilën e përfaqësoi edhe Kampionatin Evropian më 2016.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta Një në nëntë banorë zviceranë investojnë në kriptovaluta. Megjithatë, shumica e bëjnë këtë për kuriozitet dhe...
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore