Kosova
Ministri i Punëve të Brendshme kërkon zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik
Pavarësisht se është krijuar një plan veprues dhe parandalues i aksidenteve në trafik, në raportin ditor të policisë nuk tregohen ulje të aksidenteve. Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar që të mos ketë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka diskutuar me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, për planin veprues dhe parandalues të “Task Forcës” e cila është formuar me qëllim zvogëlimin e aksidenteve në trafik.
Ministri Gashi në këtë takim ka thënë se Policia e Kosovës duhet të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion.
“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të jetë e pakompromis ndaj shkelësve në trafik dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, dhe do të ketë zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik”, ka thënë ai.
Ndërsa, Naim Rexha ka theksuar se Policia e Kosovës do t’i zbatojë me rigorozitet masat që dalin nga Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor që parasheh gjoba të ashpra.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën