Kosova
Shtiu me armë në aheng, policia e arreston dhe apelon për shmangie të veprimeve të tilla
Të shtënat nëpër ahengje po bën që Policia e Kosovës, të apeloj që të ndalohen veprime të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të cilat mund të jenë me pasoja.
Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka arrestuar një 57-vjeçar në Mitrovicë i cili ka shtënë me armë zjarri në një aheng në rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari H. M., 57 vjeçar, është konfiskuar një armë e llojit pistoletë, me të cilën dyshohet se i dyshuari e ka shkrepur në aheng familjar.
“Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë ndalimin e personave të dyshuar, ndaljen e kolonave me dasmorë, si dhe bastisje të lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën