Tematike
Integrim i suksesshëm profesional i qytetarëve të BE-së në Zvicër
Në pjesën më të madhe të kohës, integrimi profesional i emigrantëve të BE-së, zhvillohet menjëherë pas arritjes së tyre në Zvicër.
Bilansi i migrimit të shtetasve të BE / EFTA kishte arritur shifrën prej 31.250 personave gjatë vitit të kaluar, shumë më poshtë mesatares së tij afatgjatë. Nga njëra anë, kjo shifër e ulët reflekton rritjen e dobët të punësimit në Zvicër në vitin 2017 dhe nga ana tjetër, rimëkëmbja ekonomike që përjetoi zona e BE-së. Emigrimi nën regjimin e Lëvizjes së lirë të personave (ALCP) vazhdon të jetë në përputhje me nevojat e ekonomisë: emigrantët janë të suksesshëm në integrimin e tyre profesional.
Në vitet e fundit, emigracioni nën Lëvizjen e lirë të personave ka luajtur një rol jetësor në përmbushjen e kërkesës për punë në Zvicër. Kompanitë zvicerane, janë përqendruar kryesisht në Europën Jugore dhe Lindore për të rekrutuar kuadër. Por me rimëkëmbjen ekonomike në Europën Jugore, emigracioni nga ky rajon ka rënë ndjeshëm në kohët e fundit, aq shumë sa që Portugalia madje ka publikuar raport për migrimin negativ në vitin 2017. Italia, ekonomia e së cilës vazhdon të tregojë një normë mjaft të ulët rritjeje, mbetet një vend i madh i rekrutimit.
Nevojë për fuqi njerëzore në të dy skajet e spektrit të kualifikimeve
Kërkesa për punë të mirë të kualifikuar vazhdon të mbështetet. Nga puntorët që kanë emigruar në Zvicër si pjesë e Marrëveshjes për Lëvizjen e lirë të personave, 54 për qind e tyre kanë trajnim terciar, përkatësisht 70 për qind e francezëve, 63 për qind e gjermanëve, 50 për qind e italianëve dhe 13 për qind e portugezëve. Imigrantët e kualifikuar janë kryesisht të punësuar në pozita që korrespondojnë me nivelin e tyre të kualifikimit, niveli i kërkesave profesionale është në përputhje me kualifikimet e tyre formale. Por nuk janë të kërkuar vetëm akademikë dhe drejtues të lartë. Në vitet e fundit, fuqia punëtore më e ulët e kualifikuar ka qenë gjithashtu subjekt i disa kërkesave. Megjithatë, sipas Ligjit zviceran për të huajt, tani nuk është më e mundur të rekrutohen punëtorë me kualifikime të ulëta në vendet e treta, kështu që kjo nevojë mbulohet edhe nga emigrantët nga zona e BE-së, veçanërisht nga Europa Jugore dhe ajo Lindore. Në mesin e emigrantëve nga zona e BE-së, 17 për qind e tyre nuk kanë pasur ndonjë kualifikim pas arsimit të detyrueshëm, që paraqet një përqindje relativisht të lartë.
Integrim i shpejtë profesional dhe konvergjenca e të ardhurave
Pjesëmarrja e fuqishme në tregun e punës të emigrantëve, paraqet lidhjen e ngushtë midis emigracionit dhe tregut të punës. Shkalla e pjesëmarrjes së shtetasve nga zona e BE-së ishte 87.2 për qind në 2017, krahasuar me 84 për qind të mesatares kombëtare dhe 84.4 për qind të asaj zvicerane. Në pjesën më të madhe të kohës, integrimi profesional i emigrantëve të BE-së, zhvillohet menjëherë pas arritjes së tyre në Zvicër. Rezultatet e reja gjithashtu tregojnë se, menjëherë pas hyrjes në Zvicër, emigrantët shpesh marrin mesatarisht të ardhura pak më të ulëta se shtetasit zviceranë, njofton Albinfo.ch. Megjithatë, gjatë qëndrimit të tyre, ata arrijnë ta mbyllin këtë boshllëk me asetet zvicerane, ose madje të tejkalojnë nivelin e të ardhurave të tyre. Kështu, edhe nga kjo pikëpamje, integrimi i shtetasve të BE në tregun e punës është i favorshëm.
Rezultatet pozitive të emigrantëve në tregun e punës, nuk dëmtojnë popullsinë vendase. Në të vërtetë, rreziku i papunësisë për zviceranët ka mbetur përgjithmonë i ulët gjatë viteve të fundit, ndërkohë që pjesëmarrja e tyre në tregun e punës vazhdon të rritet.
Për shkak të strukturës së punësimit dhe kualifikimeve, emigrantët nga Euopa Jugore dhe Lindore,në veçanti janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë papunësie. Në vitin 2016, 5.5 për qind e të punësuarve që emigruan në Zvicër sipas skemës ALCP morën kompensime të përditshme nga sigurimi i papunësisë. Mesatarja kombëtare ishte 3.3 për qind, krahasuar me 2.4 për qind për shtetasit zviceranë.
Sa i përket ndihmës sociale, pjesa e emigrantëve të ALCP që duhej të përdorte atë ishte 2 për qind në vitin 2016, dukshëm më e ulët se sa mesatarja kombëtare (3.2 për qind) dhe vlera e shtetasve zviceranë (2.6 për qind). Emigrantët rrallë përdorin asistencë sociale shpejt pas mbërritjes në Zvicër: në vitin 2016, vetëm 1 për qind e emigrantëve i janë drejtuar ndihmës sociale, për të plotësuar të ardhurat e tyre nga një punë me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.
Sipas parashikimeve të fundit ekonomike, rimëkëmbja e ekonomisë zvicerane pritet të vazhdojë me një ritëm të qëndrueshëm gjatë këtij viti, gjë që duhet të çojë në një ulje të mëtejshme të shkallës së papunësisë. Për momentin, nuk ka tregues se emigracioni do të rritet përsëri. Midis janarit dhe majit 2018, emigracioni neto kumulativ për popullsinë rezidente të përhershme ishte 4 për qind më pak se vlera e vitit të kaluar. Për shkak të përmirësimit sinkronik ciklik të zonës së BE-së, kompanitë zvicerane aktualisht mund të kenë vështirësi për të rekrutuar punëtorë në zonën e BE-së.
Adresa për dërgimin e pyetjeve
Boris Zürcher, drejtor i Drejtorisë së Punës, SECO, tel. +41 (0) 58 462 29 26, [email protected]
Antje Baertschi, Shefe e Komunikimeve, SECO, tel. +41 (0) 58 463 52 75, [email protected]
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme