Shqipëria
Strategjia për pastrimin e mjedisit me rezultate pozitive
Një strategji e cila u përdor për pastrimin e mjedisit, sipas Zëvendësministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Hajrulla Çeku doli pozitive.
Zëvendës ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku në një intervistë për ATSH ka thënë se pas strategjisë së qeverisë shqiptare për pastrimin e mjesidit, turistët kanë vërejtur rezultate pozitive dhe tani më Shqipëria shihet si një vend më reprezantiv.
“Rezultatet nëse i raportojmë vetëm ne si institucione mund të vlerësohen si subjektive, por turistët janë ata që flasin më mirë se kushdo tjetër. Ata që kanë qenë dhe më herët, kanë vlerësuar si shumë pozitive punën e bërë nga qeveria shqiptare për të pastruar shtretërit e lumenjve, plazhet dhe mjedisin në tërësi. Vërehet ndryshimi tregojnë ata”, tha Çeku, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij është ndërmarrë një aksion gjashtë mujor, dhe janë mbi 15 vendime të qeverisë ndërsa janë mobiziluar dhjetëra, mijëra qytetarë për të pastruar vendin.
“Rezultati është shumë pozitiv dhe kemi një Shqipëri më reprezentative, më të pastër. Nuk përfundon këtu, jemi të vetëdijshëm se ka ende punë për tu bërë. Janë 15 vendime qeverie, janë radikale, nga guroret te qeset plastike, duke vijuar me skrapin, makinat në pikën e vdekjes, problematika këto të trashëguara dhe duhen punë e vazhdueshme për ti zgjidhur në mënyrë afatgjatë. Kemi hartuar strategjinë Kombëtare të menaxhimit të mbetjeve, një koncept të ri për të trajtuar mbetjet”, shtoi Çeku.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’