Integrimi
Keni kujdes, tensioni i lartë dëmton trurin!
Nëse jeni dyzetvjeçar, atëherë lëshoni menjëherë nga dora kripën ose pijen alkoolike! Sipas studiuesve të Davis Alzheimer’s Disease Center në Universitetin e Kalifornisë, tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëme në tru dhe të përshpejtojë plakjen e trurit, madje edhe te ata që kanë një tension vetëm pak të lartë dhe që janë të rinj.
Siç është raportuar nga faqja e internetit Times, autorët e studimit të botuar kohët e fundit në revistën Lancet Neurology, nën drejtimin e Dr. Charles DeCarli, kanë vështruar se një nivel i lartë i presionit të gjakut systolic (numri i parë që shfaqet nga tension-metri) ka një efekt negativ në integritetin e materies së trurit.
Nëse kjo nuk është hera e parë që vërehet lidhja në mes të hipertensionit dhe dëmtimit të trurit, studimi thekson procesin e hershëm në jetë. Në mënyrë të veçantë, truri i një personi 40-vjeçar me hipertension apo me presioni vetëm pak të lartë, ky person atëherë është shtatë vjet më i vjetër në krahasim me një person tjetër me tension normal.
“Mesazhi është shumë i qartë, thotë Dr. Charles DeCarli. Njerëzit mund të kontrollojnë shëndetin e tyre të trurit, duke e ditur dhe trajtuar presionin e gjakut të tyre në një moshë kur ata nuk mendojnë për atë domosdoshmërish”.
Sidomos kur dihet se këto dëmtime të trurit mund të ndodhin dekada para shenjave të para klinike të çmendurisë.
Studimi është kryer në Amerikë, vend në të cilin afro dy të tretat e njerëzve mbi 65 vjeç kanë presionin e lartë të gjakut.
Po përse nuk shërohemi?
“Në mesin e pengesave për shërim mund të ceket fakti i banalizimit të tensionit të lartë, shumica e njerëzve lidhin hipertensionin me “një sëmundje të kohës moderne që ka të bëjë me stresin e përditshmërisë sonë”, pohojnë specialistët.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës