Bota
Nacionaliste kroate, çiltërsi amerikane
Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic fitoi shumë simpati në Moskë. Politikanja konservatore mund të rizgjidhet në vitin e ardhshëm, shkruan e majta “Der Standard”.
Si armë e fuqishme e politikanes Kolinda përmendet spontaniteti dhe kjo ndodhi gjatë përshëndetjes së lojtarëve kroatë dhe francezë gjatë shiut të pasfinales së Kupës së Botës.
Kur ajo u zgjodh presidente në 2015 refuzoi të jetojë në pallatin e ndërtuar nga Tito, por në mes të përditshmërisë së qytetarëve të saj në Zagreb.
Emërtimi “Swambo”
Grabar-Kitarovic ka jetuar një kohë të gjatë në SHBA. Si e re ajo shkoi në Neë Mexico në bazë të programit të shkëmbimit, ndërsa është lindur në Rijeka, bijë e një kasapi. Në fillim ajo deshte të bëhet stjuardesë, ndërsa në Zagreb studioi spanjollisht dhe anglisht. Në mes të viteve 90-të vizitoi akademinë diplomatike të Vjenës, ndërsa studime tjera vijoi në SHBA. Katolikja u martua në 1996 me Jakov Kitarovic, me të cilin ka dy fëmijë, Katarina dhe Luka. Në 2003 ajo u zgjodh deputete, ndërsa në kohë të shkurtër ministre e euro-integrimeve. Deri sot qendrore për të janë raportet euro-atlantike. Si ambasadore në SHBA (2008-2011) dhe zëvendësja e sekretariatit gjeneral të NATO (2011-2014) ajo është e afërt me politikat amerikane, përcjell albinfo.ch.
Prej atëherë ajo spikati në politikë dhe kolegët e saj në NATO e quanin “Swambo” – shkurtim për “She who Always Must Be Obeyed”.
Në politikat e brendshme ajo ka probleme me kryeministrin Andrej Plenkovic, i cili është nga e njëjta parti HDZ, por është shumë më liberal se ajo. Ajo shpesh qëndron pas ushtrisë dhe veteranëve të luftës. Është kundër homoseksualëve dhe ka paragjykime pozitive për kriminelin e luftës Slobodan Praljak.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim