CH-Ballkani

Maqedonia shpenzon rreth 180 mijë euro për kremtimet për ftesën e NATO-s dhe BE-së

Maqedonia ka marrë ftesë për tu bashkangjitur në NATO dhe BE.

Për të festuar këtë ngjarje Qeveria në Shkup  shpenzoi  rreth 180 mijë euro.

Mediat maqedonase kanë deklaruar se për kremtimin “Ecim përpara- Maqedonia në NATO dhe BE” janë shpenzuar nga 11 mijë e 900 euro për secilin qytet apo gjithësej 179 mijë e 500 euro në nivel shteti.

Sipas qeverisë maqedonase, shpenzimet janë bërë në bazë të çmimeve normale në treg, ndërsa kompania e cila ka qëndruar prapa organizimit është zgjedhur me tender dhe në përpikmëri me ligjin.

“Për promovim të ngjarjeve nuk janë shpenzuar mjete për reklama në media, as nuk janë shpenzuar mjete për transport të organizuar të publikut nga një qytet në një tjetër”, thonë nga Qeveria.