Integrimi

Pijet energjike – vdekjeprurëse!

Shqetësime të reja rreth pijeve energjike

Rreziqet që lidhen me konsumin e pijeve energjike shtynë shumë vende për të marrë masa parandaluese, thotë “New York Times”, i cili ka kushtuar një artikull rreth shqetësimeve që lidhen me raste të reja të vdekjeve të dyshimta.

Shtetet e Bashkuara, FDA (Food and Drug Administration) kanë marrë që nga viti 2009 katër ose pesë raporte që flasin për vdekje që mund të lidhen me konsumin e pijeve energjetike Monster Energy.

Në shtetin e Maryland-it, nëna e një vajze 14-vjeçare, e cila pati vdekur në dhjetor 2011 nga një aritmi kardiake pas pirjes së dy kanaçeve të mëdha Monster Energy, ka bërë padi kundër prodhuesit të kësaj pijeje.

Kohët e fundit, pija energjike Mio Energy Mio, e shitur nga Grupi Foods Kraft, ka hyrë në tregun e SHBA-së. Një pije me shumë kafeinë: një lugë çaji me këtë pije ofron 60 miligram kafeinë, do të thotë sa një filgjan kafe. Pra, një shishe përmban 1060 miligram, një nivel të lartë të mjaftueshme për të sëmurë një fëmijë apo një të rritur dhe madje për të dërguar disa drejt në spital, thonë ekspertët.

Nëse ekspertët thonë se një i rritur mund të pijë 400 miligram kafeinë në ditë pa pasoja për shëndetin, ne e dimë shumë pak në lidhje me ndikimin e kësaj substance për adoleshentët, konsumatorë të mëdhenj të këtyre pijeve në mbrëmje.

Agjencia Federale e Shëndetit në Kanada do të vendosë në fund të vitit për sasinë e kafeinës që do mund të përdoret në pije energjike. Meksika, Franca dhe India konsiderojnë mundësinë e tatimit më të lartë për pije të tilla, thotë “New York Times”.

Në fakt, deputetët francezë socialistë kohët e fundit kanë propozuar një taksë për pijet energjike që përmbajnëTaurinë dhe kafeinë.

Të ndaluara në Francë deri në vitin 2008, pija Red Bull arriti më në fund të depërtojë në treg “pa ndryshuar fare receptin e saj”, përkundër disa opinioneve negative të Agjencisë franceze për Sigurinë ushqimore (AFSSA). Por “elementet shqetësuese” të identifikuar nga AFSSA nuk kishin të bëjnë me kafeinën, por me praninë e substancës së ashtuquajtur Taurine .

Së fundi, Christine Lagarde, atëherë në Bercy, u detyrua t’i përkulet kërcënimit të kompensimit prej 300 milionë eurosh si dëmshpërblim të kërkuar nga themeluesi i Red Bull, austriaku Dietrich Mateschitz. Në këmbim për vënien në treg, Red Bull duhej të vendosë në kanaçe fjalët: “Duhet konsumuar me moderim”, “Nuk u këshillohet grave shtatzëna” si dhe “Pije me taurine”.

Ky vendim u perceptua si një humbje thumbuese për ministren e Shëndetësisë në France, Roselyne Bachelot, si dhe për të gjithë ekspertët e shëndetit, të cilët për shumë vjet nuk e fshehin shqetësimin e tyre në lidhje me pasojat e mundshme toksike të konsumimit të pijeve të tilla.

Më 6 qershor 2012 Agjencia Kombëtare për Sigurinë Ushqimore dhe për Mjedisin ka raportuar dy vdekje të reja nga sulmet në zemër “në lidhje” me konsumin e pijeve energjike. Debati për rreziqet e pijeve energjike, veçanërisht në kombinim me sport ose të përziera me alkool, është larg të mbyllet.