Integrimi
Migracioni, në fokus të një festivali teatror
Moto e edicionit të sivjetmë, të gjashtë të "Secondofestival" që mbahet në Aarau është “Dinjiteti njerëzor"
Të premten, më 9 nëntor, mbahet për të gjashtën herë me radhë festivali i teatrove me emërtimin „Secondofestival“. Fjala është për një festival me shfaqje teatrore që kanë për temë jetën e të huajve ose të të rinjve me prejardhje të huaj, brezit të dytë (sekondove).
Shqiptarja Gjyle Krasniqi është udhëheqëse e këtij festivali tradicional.
Për herë të parë këtë vit festivali mbahet në teatrin “Tuchlaube” në Aarau.
„Secondofestival“ që fillon këtë të premte, përfundon tetë ditë më vonë, më 17 nëntor.
Ky festival është një platformë për njerëzit e tetatrit me prejardhje zvicerane dhe të huaj, të cilët, përqasjet e tyre teatrore i prezantojnë mpërmes migrantëve dhe me migrantët.
Në fokus të temës së festivalit është bashkëjetesa në mes të kulturave dhe ëndrrat e vizionet e njerëzve me prejardhje të huaj. Krahas kësaj, si moto e edicionit të sivjetmë të festivalit është “Dinjiteti njerëzor“.
Krahas pjesës garuese, ku konkurrojnë nëntë grupe teatrore nga Zvicra dhe Gjermania, këtë vit festivali është pasuruar me pjesëmarrjen edhe të dy grupeve profesionale teatrore, të cilat prezantojnë një punë veçanërisht të suksesshme teatrore „postmigrante“.
Hapja e festivalit është më 9 nëntor nga ora 19.30. Po këtë mbrëmje do të jepen këto tri shfaqje: „Wart schnell…“ (Ute Sengebusch/Firma für Zwischenbereiche, Basel) ; „Body Bazar“ (Freies Theater, Zürich); „Schweizerpass – Superstar“ (Maxim Theater, Zürich).
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













