E-Diaspora
Kristal Palace hap dyert në Prizren, investim nga diaspora
Kristal Palace, hapi dyert javën e kaluar për herë të parë në një ceremoni madhështore në prani të shumë mysafirëve nga Zvicra dhe Kosova.
“HOTEL KRISTAL PALAS”: Kur tradita, përvoja dhe standardi zviceran aplikohet nga kosovarët për kosovarët …
“HOTEL KRISTAL PALAS, mund të quhet lirisht vendi ku imagjinata e dy të rinjve bashkohet, dhe ëndrra e tyre bëhet realitet në altarin e martesës”.
Përshkrimin e filluam me thënien e cila e kishte motivuar afaristin shqiptar nga Zvicra, Zait Kabashin, kur ai vendosi që kursimet e tij t’i investonte në Kosovë. Zaiti punoi shumë vite, së pari si punëtor, pastaj edhe si ndërmarrës, në Zvicër. “Puna në Zvicër vazhdimisht po vështirësohet, si pasojë e ngritjes së standardit dhe konkurrencës nganjëherë jo lojale. Kështu, për ne shqiptarët po bëhet gjithnjë e më e rëndë, pasi që ne kemi edhe një pjesë të familjes në Kosove dhe deshëm apo jo, kemi obligim t’i mbështesim materialisht. Ndryshe, duhet t’i sjellim të gjithë në mërgim”, e arsyeton këtë investim në vendin e lindjes, Zait Kabashi.
Zgjidhja ideale: sigurimi i punës për familjarët në Kosovë
Ai thotë se është logjike që të investojmë në Kosove, më mirë se ta migrojmë tërë familjen në Zvicër e pastaj trualli i shtëpisë të mbetet pa zot shtëpie dhe i braktisur.
“Mendoj se zgjidhja më ideale është që pjesëtarëve të familjes në vendlindje t’u mundësohet të punojnë dhe të jenë në shërbim të kosovarëve për kosovarët, duke ofruar standarde evropiane” shprehet Kabashi. Janë këto shkaqet që e inspiruan Zait Kabashin që kursimet e tij t’i investojë në vendlindje.
Idenë e investimit në Kosovë, Zaiti e kishte zyrtarizuar në fillim të vitit 2017, kur ai bleu parcelën në hyrje të qytetit të Prizrenit, në bregoren e daljes së autostradës Prizren – Veri, nga aty ku Prizrenin mund ta shihni si në shuplakë të dorës. Pikërisht aty vendosi edhe ta ndërtojë objektin që e kishte ëndërruar.
KRISTAL PALAS, e quajti objektin ku do të investonte mbi 2.5 milionë euro, duke menduar që shumë bashkëqytetarë të tij, e posaçërisht diaspora, do ta kenë kënaqësinë që natën më të rëndësishme të jetës së tyre, ta kalojnë si në përralla, në një atmosferë që i ngjan asaj të martesave të yjeve të filmit.
Për ata të rinj të cilët do të kenë fatin që natën më të rëndësishme të jetës së tyre ta shënojnë në KRISTAL PALAS, kjo do të mbetet një përjetim që do të jetojë gjithmonë në kujtesën e tyre,
Kristal Palas veçohet me një hyrje me ekstravagancë, një oborr të gjerë me sipërfaqe mbi 4500 m2, i pajisur me gjelbërim, drunj e pisha nga më të ndryshmet. Nga aty vazhdon me fontanën akrobatike, e cila mahnit me ngjyrat e dritës qe ajo emeton, sikur i fton dasmoret të futen brenda për në sallën e dasmës. Nga aty vazhdohet me hyrjen për në sallë.
Salla ku organizohet ceremonia e martesës është e mahnitshme. Ajo ka një sipërfaqe prej 1000 m2 që ofron hapësirë të mjaftueshme për dasmorët, me një ndriçim të kombinuar me zC3%ARrn e muzikës që e bën të jashtëzakonshme pamjen e sallës, dhe fal emocione mbresëlënëse për të dy të sapomartuarit, por edhe të ftuarit të dasmës.
Ushqimi dhe shërbimi janë ndër karakteristikat themelore të Kristal Palasit. Këtu është edhe thelbi, apo më mirë të thuhet kombinacioni i natës më të rëndësishme.
Kristal Palas kujdeset që të ofrojë menytë më të preferuara për mysafirët. Ushqimi i freskët, i shijshëm, i përgatitur nga kuzhinierët më profesionalë dhe shërbimi me kompetencë nga stafi i Kristal Palas, e bën edhe më madhështore dasmën e të sapomartuarve.
Dhoma komode për mysafirët
Mysafirëve të cilët, si pasojë e alkoolit apo lodhjes ndihen të pasigurt për t`u kthyer në shtëpitë e tyre, u preferojmë dhomat në Hotel Kristal Palas.
Dhomat Kristal Palas përbëjnë një karakteristikë të veçantë të hotelit. Ato kanë hapësirë të mjaftueshme, krevate të rehatshme, mini-bare, TV dhe klimatizim, të gjitha këto me standarde zvicerane.
Kurrsesi nuk duhet harruar tarracën e Kristal Palas. Me sipërfaqen rreth 700 m2, ajo është e vendosur në pullazin e hotelit, është e pajisur me bar ku dëgjohet muzikë e lehtë. Kjo tarracë e bën edhe më madhështore pamjen mbi qytetin e Prizrenit.
Të gjitha këto mund t’i përjetoni vetëm nëse e vizitoni Kristal Palas në Prizren, që është një investim nga diaspora.
Tarracë me pamje madhështore mbi qytetin e Prizrenit
Me sipërfaqen rreth 700 m2, tarraca është e vendosur në pullazin e hotelit, është e pajisur me bar ku dëgjohet muzikë e lehtë. Kjo tarracë e bën edhe më madhështore pamjen mbi qytetin e Prizrenit.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane